Nga koalicion VLEN në një komunikatë për media, kanë deklaruar se ata me Arben Taravarin në krye të ministrisë së Shëndetësisë po sjellin ndryshime në shëndetësi.
Sipas tyre shëndetësia nuk do të jetë më viktimë e abuzimeve dhe keqpërdorimeve.
“Falë ministrit Arben Taravari, Klinika Infektive, pas dekadash të lëna në harresë, është rikonstruktuar dhe pajisur me teknologjinë më moderne. Me një investim prej 1.5 milionë eurosh, kati i parë është transformuar në një hapësirë të denjë për pacientët dhe personelin mjekësor.
Risitë kryesore që nuk kanë qenë deri dje por që sot janë të mundshme në këtë Klinikë. Analizator i automatizuar për diagnostikë molekulare – i vetmi në rajon për PCR, CRP dhe HPV. Aparat për aspirim – plotësisht i automatizuar, i pari i këtij lloji në shtet. Pajisje shtesë: EHO, elastografi ultrasonografike, gastroskop, bronkoskop, gjenerator.
Kujtojmë që, Klinika Infektive është një shembull i menaxhimit të suksesshëm dhe efikas. Prandaj, me po të njëjtin ritëm të punës e angazhimit do të punohet edhe në Klinikat tjera për të vetmen arsye që qytetarëve tanë t’i ofrojmë shërbime shëndetësore sa më cilësore.
Shëndetësia në vendin tonë që kur VLEN është pjesë e qeverisë dhe udhëheqë me dikasterin e shëndetësisë është zgjuar nga “vdekja klinike”. Por, akoma duhet të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimit të rëndë në mënyrë që të rregullohet plotësisht ky sistem.
Fillimi i realizimit të reformave të shumëpritura solli shpresë. Përpjekja për përmirësim ka ndikuar te pacientët, mjekët dhe i gjithë stafi mjekësor, si dhe te administratorët. Shëndetësia gjatë viteve të kaluara kishte humbur jo vetëm reputacionin e besimin, por edhe cilësinë e shërbimeve më të ndjeshme ndaj pacientëve.
Shëndetësia si hallka më e rëndësishme e funksionimit të një shteti në vendin tonë kishte kohë që kishte çaluar. Sepse, nuk investohej aspak, pra, ishte krijuar një sistem i keq i funksionimit, ku shëndetësia lihej në mjerim e politikanët mjekoheshin jashtë vendit. Kjo praktikë do të marrë fund me qeverisjen e re, Qeverinë VLEN, sepse ne po përkushtohemi të përmirësojmë sistemin e tërë shëndetësor.
Institucionet publike shëndetësore do të marrin buxhet më të madh për 100 milionë euro. Me çka buxheti i këtij viti në institucionet publike shëndetësore do të jetë rreth 540 milionë euro. Por kjo nuk është e gjitha. Kujtojmë se pas shumë viteve është përmirësuar lista pozitive e ilaçeve me 9 ilaçe të reja. Dhe, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut do të punësohen 1.200 specializantë të ri me vendime me çka do të plotësohet personeli mjekësorë me qëllim që qytetarët të marrin shërbime sa më cilësore shëndetësore”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 08.04.2026
Aktuale
- Blushi: Nikolloski në mbrojtje të së vërtetës për Metën, Taravari në linjë me Ramën
- Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin
- Ish Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj solidarizohet me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, por shokohet nga komentet që merr
- (VIDEO) Ajdari: VLEN është përgjegjës për moszbatimin e gjuhës shqipe, Sali: Për 22 vite BDI nuk ka zgjidhur problemet e qytetarëve
- Publikohet foto e punëtorit që vdiq sot në Strellc të Deçanit, ishte luftëtar i UÇK’së
- Kërcënimet ndaj Shqipërisë, Ambasada e SHBA: Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit amerikanë!
- Vdes një punëtor dhe lëndohet një tjetër pasi u zunë nga dërrasat në një punëtori
- “Keni marrë gjobë për shpejtësinë!”- Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për gjobat e automjeteve, apeli i Policisë së Shtetit


