Koalicioni VLEN në një reagim të tyre, kanë thënë se institucionet si KSHZ dhe Gjykata Administrative, konstatuan se më 8 maj, BDI dhe Fronti multietnik, tentuan që edhe njëherë të shtrembërojnë vullnetin e qytetarëve me kërcënime e dhunë.
“Andaj vendosën që më 22 maj të ketë votim në fshatin Llërcë. Por makineria e Frontit multietnik përsëri tentuan të ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj banorëve e komisionerëve, duke sjellë në vendvotim si vëzhgues ministra e policë të BDI-së me qëllim frikësimin e banorëve për të dalë në votime. Kjo pamje më shum ngjante si një shtet rrethim se si një ditë normale rivotimi.
Por veprimet kriminele të BDI-së, mbrëmë i hodhi poshtë vetë Gjykata Administrative e cila nuk kishte as edhe një vërejtje minimale për gjithë procesin e rivotimit”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Ata shtojnë se Llërca, ka demaskuar politikat antidemokratike dhe antieuropiane të BDI-së dhe partnerëve të saj të cilët, sipas tyre, për 20 vite radhazi kanë vjedhur mandate duke përdorur pushtetin për të vjedhur vota dhe për ti kërcënuar shqiptarët në shtëpitë e tyre.
“Shqiptarët e duan ndryshimin pa dallim trysnive, këtë e dëshmoi ndryshimi i rezultatit pas dy javëve. Kur BDI nuk arriti ti kërcënoi e as ti blejë votat e banorëve të Llërcës, ata e dënuan me rrezultat dhjetëfish më të thellë (494 ndaj 48).
Politikave komuniste u erdhi fundi. Ndryshimi i filluar do të sjellë drejtësi dhe ardhmëri për çdo qytetarë të vendit. E kjo situatë nuk i përshtatet vetëm atyre që kanë punuar kundër drejtësisë, kanë bërë krim e korrupsion”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 03.04.2026
Aktuale
- Çfarë zgjidhjesh ofron Kuvendi për çështjen e presidentit?
- I mituri denoncon për ngacmim s*ksual një adoleshent, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit! Dëshmitarë edhe dy fëmijë të tjerë
- Transporti publik në Shkup ndryshon orarin nga e shtuna
- Paralajmërimi për sulme nga Irani, ambasada e SHBA-ve reagon sërish: Po bashkëpunojmë me autoritetet shqiptare për të zbutur rreziqet e sigurisë!
- Krasniqi: Agjencia për Administratë merret me organizimin e plotë të procesit të një punësimi
- ILDKPKI-ja fillon hetimet ndaj Drejtoreshës Erilinda Lala dhe bashkëshortit pas denoncimit nga “Vetting”! Fshehu transaksionet e aksioneve te firmës që mori lejen për resortin 20 milionë euro në Qerret!
- Emin: Mesazhi i tregimit
- Selimi: Pankartat ishin spontane, kërkojmë zgjidhje pa politizim


