VLEN në një postim në Facebook thanë se, Qeveria në seancën e fundit me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës në krye me ministrinë nga VLEN, Besar Durmishi, miratoi Planin operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025 që ka për qëllim kryesor përfshirjen më të madhe dhe më cilësore të të punësuarve në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut.
Me kënaqësi theksojmë se këtë vit për masa të punësimit janë ndarë më shumë se 2,5 miliardë denarë, respektivisht 40 milionë euro, që është për 7,5 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak dhe është shumë rekorde e mbështetjes, ndërsa me Planin operativ do të përfshihen gjithsej 16.507 persona.
Kjo është shenjë se Qeveria VLEN dhe Ministria e Ekonomisë janë të përkushtuara për përmirësimin e tregut të punës në vend si dhe zgjidhjen e nevojave të ndryshme të fuqisë punëtore të biznesit.
Me Planin operativ për vitin 2025 theksi i veçantë vihet te të rinjtë e papunë deri në 29 vjeç, të papunët afatgjatë si dhe te përdoruesit e ndihmës së garantuar minimale. Kujtojmë që, për herë të parë kemi masa të synuara për mbështetjen e të rinjve.
Masa – Mbështetje për vetëpunësim e cila ka të bëjë me personat e papunë me minimum arsim fillor për të filluar biznesin e tyre, shuma e mbështetjes financiare është 7.000 euro mjete të pakthyeshme për fillimin e biznesit, që është për 1.000 më shumë në krahasim me një vit më parë.
Risia e këtij viti është nën-masa Mbështetje përvetëpunësimin e të rinjve të papunë deri në moshën 29 vjeç, me ç’rast shuma e mbështetjes financiare arrin 10.000 euro mjete të pakthyeshme për themelimin e biznesit.
Vazhdojmë me tutje me masën Punësimi dhe rritja e subjekteve juridike, që ka si qëllim kryesor krijimin e vendeve të reja të punës dhe sivjet do të përfshihen 1540 persona. Përsëri, gjatë punësimit të personave deri në 29 vjeç, shuma më e lartë e mbështetjes sigurohet deri në 250.000 denarë për person, me çka edhe një here tregohet angazhimi i Qeverisë për mbështetjen e të rinjvetë papunë që të mbeten në shtet.
Si masë të re këtë vit e kemi masën Punë publike për mbrojtje dhe parandalim nga zjarret dhe përmirësimi i mjedisit jetësor në nivel lokal, respektivisht pyllëzim. Kjo masë parashikon përfshirje sociale të 400 personave që punësohen më vështirë të cilët do të marrin 24.000 denarë.
Vazhdojmë edhe me realizimin e masës për pagesën e Shtesës rinore e cila parashikon nxitjen e punësimit e 3.500 të rinjve deri në 23 vjeç pas përfundimit të arsimit të mesëm me qëllim të punësimit në veprimtaritë nga fusha e prodhimit.
VLEN vlerëson punën dhe punëtorët, jemi me fat që kemi rini punëtore ne vetëm po krijojmë kushte pune!