Në një konferencë për media, nga koalicioni VLEN, kanë deklaruar se dhje me vendim të KSHZ-së, u dëshmuar se Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI nuk kanë kapacitet dhe besueshmëri për të implementuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.
“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duke vepruar në bazë të kundërshtimeve të Koalicionit VLEN të parashtruar për disa vendvotime në zonën e 6 zgjedhore si dhe duke u mbështetur në dispozitat e Kodit Zgjedhor vendosi që të hap kutitë e votimit për 7 vendvotime ku në 4 prej tyre u konstatuan parregullsi edhe atë: në vendvotimin 2101, vendbanimi Llërcë, Komuna e Zhelinës u konstatua se në kutinë e votimit ka 1 votë më shumë në favor të Frontit Europian sesa votues të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, në vendvotimin 0387 vendbanimi Gostivar dhe vendvotimin 1953 vendbanimi Tetovë pati korigjim të rezultatit zgjedhor pasiqë vota të pavlefshme janë numëruar dhe llogaritur si vota të Frontit Europian”, kanë thënë nga VLEN.
Ata shtojnë se Fronti Evropian duke keqpërdorur të gjitha mekanizmat e pushtetit në mënyrë flagrante ka shkelur dhe deformuar vullnetin e qytetarit duke implementuar “trenin bullgar” siç janë, sipas tyre, rastet tanimë të konfirmuara me vendim të KSHZ-së në Likovë dhe Llërcë si dhe duke numëruar vota të pavlefshme në llogari të Frontit dhe BDI-së.
“Imagjinojeni vetëm me 7 kuti të votimit të hapura u konstatuan parregullsi dhe vjedhje e votës në 4 prej tyre. Kjo dëshmon qartë se pse BDI sot është në panik. Ata janë në panik jo vetëm se do të shkojnë në opozitë dhe do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorimet dhe shkeljet e ligjit, por gjithashtu sepse dje me hapjen e kutive u vërtetua se ata përmes keqpërdorimit të mekanizmave të pushtetit, kërcënimeve, shantazheve, presionit dhe trenit bullgar kanë tentuar që të deformojnë vullnetin e popullit dhe rezultatin zgjedhor”, ka deklaruar Fatmir Sabriu, zëdhënës i Lëvizjes BESA.
Data 02.09.2026
Aktuale
- Hetime për kredinë hungareze për Maqedoninë e Veriut
- Durmishi: Ali Ahmeti u detyrohet shqiptarëve të vërtetën
- Shasivari: Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në burgje
- Mbahuni djema, Santiana ‘djeg’ rrjetin me postimet e fundit
- Bie nga shtylla gjatë instalimit të internetit, plagoset punonjësi i kompanisë së telekomunikacionit
- Zyrtarisht shënohet fillimi i qarkullimit të “Trenit urban” drejt Zelenikovës
- VIDEO/ I mituri i trembur dhe duke qarë, qytetarja shpërthen ndaj policisë: Duhet të na mbronit! Çfarë ndodhi dje në protestë
- Heidi Baci ‘trazon’ rrjetin, shfaqet ‘hot’ nga pushimet në Ibiza



