Nuk ka nënvlerësim më të madh të opinionit se sa të akuzosh Qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për vendimin e BE-së për ndarjen e Shqipërisë.
Nëse do t’i kishim nisur ndryshimet kushtetuese atë ditë kur u bë konstituimi i përbërjes së re parlamentare, ato nuk do të ishin përfunduar deri në nëntor, sepse procedura zgjat gjashtë muaj.
Kjo do të thotë se vendimi i BE-së për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë është përcaktuar gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe B DI-së, të cilët dështuan të sjellin Gruevskin për t’ju siguruar shumicën e dy të tretave për përfshirjen e bullgarëve në
Kushtetutë.
Do të ishim shumë të lumtur nëse vendimi i ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e kapitullit të parë me Shqipërinë do të zbatohej edhe për Maqedoninë.
Progresi ynë drejt anëtarësimit të plotë në BE sërish është ngadalësuar për shkak të çështjeve bilaterale dhe korrupsionit masiv të atyre që me vite e përdornin retorikën evropiane për manipulime të përditshme.
Megjithatë, presim që vendimi i BE-së për Shqipërinë të shërbejë si një stimul për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme në kohën më të shkurtër të mundshme, e cila do të ofrojë garancitë e duhura për miratimin e amendamenteve kushtetuese.
Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar ndaj përshpejtimit të procesit të integrimit dhe zbatimit të reformave të domosdoshme për t’i përmbushur standardet më të larta evropiane.
Koalicioni VLEN nuk do të ndalet derisa Maqedonia të marrë vendin e saj të merituar në Bashkimin Evropian.
Do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen evropiane të vendit, duke i lënë pas manipulimet dhe korrupsionin e së kaluarës.
Evropa na pret – dhe ne jemi gati ta realizojmë këtë vizion!
Data 02.11.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti: Kemi fituar me vota kombëtare, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave
- Fatmir Dehari e pranon humbjen: Rezultatet nuk janë të kënaqshme
- Haqim Ramadani: Humba zgjedhjet, por fitova zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria
- Mendi Qyra shpall fitoren në Strugë: Dallimi është mbi 500 vota, mendoj se kjo është e mjaftueshme
- Rezultatet e para në Dollnen: Blerim Islami në epërsi ndaj Sashko Veljanovskit
- Numërohen mbi 95% të votave në Tetovë, Kasami në epërsi prej mbi 5000 vota
- Numërohen afër 70% të votave në Bërvenicë, prin bindshëm Haqim Ramadani
- Sulejmani: Procesi i votimit u zhvillua në mënyrë të qetë dhe demokratike


