BDI e zgjodhi Elizabeta Dukovskën gjykatëse kushtetuese. Ajo më pas kërkoi që të kufizohet përdorimi i shqipes në institucione.
BDI arriti të shfuqizojë Balancuesin përmes Gjykatës Kushtetuese, duke hapur rrugë për diskriminim në punësime.
BDI e kundërshtoi shkarkimin e Dukovskës, edhe pasi ajo doli haptazi kundër dygjuhësisë.
BDI votoi në Kuvend edhe për zgjedhjen e Darko Kostadinovskit, një tjetër figurë që nuk përfaqëson asnjë vlerë shqiptare.
Tani, arkitektët e sulmit institucional ndaj gjuhës shqipe dalin me lot krokodili, duke aktruar si “mbrojtës”.
Jo, nuk jeni mbrojtës, jeni tradhtarë me firmë dhe vulë.
Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin: BDI është rreziku më i madh që ka pasur ndonjëherë gjuha shqipe pas luftës!
A i keni parë ndonjëherë kështu, ta bllokojnë foltoren kur tërhiqeshin zvarrë motrat tona në Rastin Monstra?
Apo kur digjeshin pronat shqiptare në Gjorçe?
Ose mbase kur gjykoheshin padrejtësisht në procese të montuara si Alfa e Sopoti.
Apo kur kishin pushtet e xhipa të zi nuk i shihnin këto raste?
E kanë për privilegjet personale, për pushtet, për milionat që kanë vjedhur. Nuk e kanë për shqiptari. Prandaj rrinë kokëulur!
Për dallim nga ta, VLEN është sot kujdestari më i mirë i gjuhës shqipe në institucione.
Në qeverinë e kaluar, me Artan Grubin zv.kryeministër, komunikimi zyrtar ndërmjet funksionarëve shqiptarë bëhej vetëm në maqedonisht.
Sot, me VLEN-in në qeveri, gjuha shqipe trajtohet në mënyrë të barabartë dhe dinjitoze, ashtu siç e garanton Kushtetuta dhe kërkon çdo shqiptar.