Për më shumë se 20 vite qeverisje, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e harroi kulturën shqiptare. Përfaqësimi i artistëve shqiptarë ishte i rastësishëm, financimi u politizua, ndërsa institucionet kulturore u shndërruan në vegla të propagandës partiake apo në burime të keqpërdorimeve të rënda financiare.
Qytetarët nuk harrojnë. Faktet flasin vetë: Filharmonia me vetëm 4% përfaqësim shqiptar; Opera dhe Baleti me vetëm 1% përfaqësim; Agjencia e Filmit e mbyllur për artistët shqiptarë.
Festivalet kombëtare, teatrot dhe institucionet e trashëgimisë kulturore janë kapur nga një rrjet klientelist dhe janë të mbyllura për krijuesit shqiptarë.
Më rëndë akoma, kultura jo vetëm që u anashkalua, por në disa raste u përdor si instrument për pasurim personal dhe për abuzim me fonde publike.
Rasti më skandaloz: ndërtimi i objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, ku, sipas pohimeve zyrtare, është në zhvillim e sipër një proces gjyqësor për dyshime mbi keqpërdorimin e 13 milionë eurove.
Përgjegjësitë janë të qarta, dhe askush nuk mund t’i ikë të kaluarës që vetë e ka ndërtuar.
Sot, kur VLEN është pjesë e Qeverisë, nuk ikim nga përgjegjësia, por as nuk lejojmë që ata që e shkatërruan kulturën shqiptare të luajnë rolin e “mbrojtësve” të saj.
Ne po sjellim një qasje të re: po përgatisim një strategji gjithëpërfshirëse për përfaqësimin kulturor të shqiptarëve. Udhëheqim institucione kulturore që asnjëherë më parë nuk janë udhëhequr nga kuadër shqiptar. Po i hapim institucionet për artistët shqiptarë me dinjitet dhe mbi bazën e meritokracisë. Po mbështesim projekte që i shërbejnë publikut, jo interesave partiake. Po e rikthejmë kulturën si shtyllë të identitetit dhe zhvillimit shoqëror.
VLEN do të qëndrojë gjithmonë në anën e barazisë, meritës dhe dinjitetit kombëtar.
BDI përjashtoi, VLEN përfaqëson.
BDI heshti, VLEN flet me vepra.
BDI abuzoi me kulturën, VLEN po ia kthen dinjitetin.
Kultura nuk është për dekor festiv, por për thelb shoqëror. Me VLEN, ajo nuk do të përjashtohet më.
Data 19.02.2026
Aktuale
- Fetai për deklaratën e Fazliut se Lëvizja Arbëria është më e strukturuar në Likovë: Realiteti është ndryshe!
- Mexhiti dhe Kasami liderë të VLEN-it, ja çfarë thotë Fetai
- Fetai: VLEN më i bashku se kurrë, shkrirja në një parti do të jetë hap gjigant
- Media spanjolle “El Pais”: SPAK kërkoi pezullimin e Ballukut për abuzime me tenderët, Rama refuzon t’ia heqë imunitetin! Diella dhe AKSHI…
- Ahmeti për gjyqin në Hagë: Të bëjmë grevë në Europë e në SHBA
- Përshtatja e orarit mësimor në Prishtinë gjatë Ramazanit : Çfarë nënkupton vendimi i ri?
- FOTO/ Alarm në aksin Librazhd-Pogradec, thellohen çarjet te “Arrat e Gurrës”! Kufizohet qarkullimi me një korsi, do aplikohet dhe…
- Ish-punonjësi i Google paralajmëron se inteligjenca artificiale mund të çojë në katastrofë globale


