Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se ata mbështesin plotësisht formimin e komisionit anketues, sepse, sipas tyre, për vite me radhë qytetarët kanë qenë të lënë pa përgjigje dhe të manipuluar.
“Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë se duhet komision gjithëpërfshirës, duke shmangur çdo qasje selektive apo të motivuar politikisht dhe pikërisht një komision i tillë po formohet.
Tani komisioni do të shqyrtojë me seriozitet dhe me mandat të gjerë të gjitha rastet e rënda që kanë tronditur vendin gjatë viteve, nga Durmo Turs dhe Besa Trans, te spitali modular dhe tragjedia e Koçanit. Vetëm një qasje e tillë e plotë mund të nxjerrë në pah dështimet dhe boshllëqet institucionale që kanë kushtuar jetë.
VLEN pret që ky komision të nxjerrë në pah jo vetëm dështimet individuale, por edhe modelet e keqmenaxhimit që kanë lejuar tragjedi të njëpasnjëshme ndër vite”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 24.01.2026
Aktuale
- Toshkovski: LSDM dhe BDI kundër sigurisë, ‘Safe City’ fillon 1 shkurt
- “SPAK ka gjetur prova të reja për Ballukun”- Klodiana Lala rrëfen detaje nga hetimi: Kontrolle dhe te Arbër Abazaj, bashkëjetuesi i kushërirës së zv/kryeministres!
- Deputeti i Frontit Europian Murat takon Presidentin Erdogan
- “Balluku është e djegur politikisht”- Klodiana Lala: Për AKSHI-n, SPAK ka një hetim të veçuar për kupolën e policisë së shtetit! U zbuluar grup kriminal e udhëhequr nga Agasi dhe Ermal Beqiri
- FOTO/ Aksident në hyrje të qytetit të Beratit, plagosen dy bashkëshortët, ja si paraqitet gjendja e tyre! Një nga drejtuesit tentoi të kthehej, por…
- FOTO/ Humbi jetën gjatë aksidentit në Itali, kush është studenti shqiptar! Klaudio po shkonte për leksione në Institutin e Gjeodezisë, shkak i ngjarjes dyshohet…
- Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut thekson rolin e Turqisë si aleat i NATO-s dhe partner kyç ekonomik
- Shpërthimi i papritur i gypit të ujit në sallën e operimeve: Çfarë ndodhi në Oftalmologji?


