Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se me sukses kanë përmbyllur procesin e harmonizimit të programeve me VMRO-DPMNE-në dhe se është arritur marrëveshje që kryetar i kuvendit të jetë Afrim Gashi.
Më tej në komunikatë thuhet se grupet e punës do të vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë.
“Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, dhe VMRO DPMNE-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi. Ndërkohë njoftojmë opinionin se grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë. Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e
përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 24.08.2025
Aktuale
- Ngërçi politik në Kosovë: A do të mbetet Kuvendi pa u konstituar?
- Perinski: Kjo qeveri ka siguruar fonde investimi për të gjitha komunat, për realizimin e projekteve me interes publik
- Revolucioni i inteligjencës artificiale: Grok 3 bëhet me burim të hapur brenda gjashtë muajve
- Janevska: Për një vit janë ndërtuar 7 shkolla të reja, janë rikonstruktuar 20 shkolla të tjera dhe po ndërtohen 4 salla sportive
- Kuvendi rifillon punën nesër pas pushimeve verore
- ASH: VLEN-i në shërbim të qeverisë më antishqiptare – Komunat shqiptare u ‘gjymtuan
- Bujar Osmani: Çairi meriton disiplinë dhe përkushtim të përditshëm
- Gjorgjievski: Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, njëkohësisht po ndërtohen shumë shkolla, kopshte, objekte sportive dhe infrastrukturë rrugore