Duke e kuptuar sportin si pjesë të pandashme të zhvillimit të shoqërisë, VLEN njofton miratimin e mbështetjes financiare për projekte infrastrukturore sportive në disa komuna.
Ky vendim është rezultat i angazhimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Sportit.
Investimet përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e fushave sportive, këndeve të lojërave dhe objekteve multifunksionale në komunat Gostivar, Bogovinë, Zhelinë dhe Butel.
Këto projekte synojnë të përmirësojnë kushtet për sport dhe aktivitete rekreative për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë.
Vendimi është pjesë e planit zhvillimor të Ministrisë së Sportit për vitin 2025 dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale. Ai dëshmon përkushtimin e VLEN-it për barazi zhvillimore dhe përfshirje të drejtë të shqiptarëve në shpërndarjen e investimeve publike.
Këto rezultate janë dëshmi e qartë se përfaqësimi dinjitoz dhe veprues i shqiptarëve në pushtet është real dhe efektiv. VLEN po tregon se ndryshimi është i mundur kur prioritetet vendosen në funksion të qytetarëve.
VLEN mbetet e përkushtuar për të sjellë zhvillim të balancuar dhe për të garantuar kushte më të mira jetese në çdo komunë.
Data 03.03.2026
Aktuale
- Llogaritja e varfërisë në mënyrë të “Dinjitetshme”
- Lirimi nga detyra i Prodës, Gledis Nano: Ka dhënë dorëheqjen! Mund të ketë ngjarje që bëjnë përgjegjës drejtorin e përgjithshëm
- Fatmir Limani: VLEN-i si katër Gjela që s’pranojnë kapedan
- Tragjedia në Shkup/ Zbulohet identiteti i gruas që humbi jetën pas rënies nga ndërtesa
- Taravari: VLEN pa pushtet mori 107 mijë vota, tani me pushtet ranë në 91 mijë
- Taravari: U kërkoj falje shqiptarëve që i zhgënjyem me VLEN-in
- Ndërron jetë një lehonë 34-vjeçare në Shkup
- Taravari: VLEN është shndërruar në një “moçal politik”


