Ramadan Ramadani, analist
Analiza nr.3 përgatitur nga Insituti për Mendim të Lirë
Parë nga momentumi aktual politik, sidomos atij shqiptar në Maqëdoni, në opinion forcohet një tezë se bile janë të lejuara ndërhyrjet politike për depolitizim, kthim të autonomisë së insitucioneve, çlirim dhe përmbyllje të ndryshimit dhe rotacionit, siç ka ndodhë në pushtet, ashtu edhe në shoqëri. Në shikim të parë duket si absurde ndërhyrja dhe politizimi për kthim të autonomisë institucioneve dhe depolitizimin e tyre. Këtu më saktë mendohet në departizim, në kuptimin më të ngushtë. Në këtë analizë do të sjellim argumentet se pse tani dhe këtu VLEN si organizim dhe përfaqësues politik, nuk duhet të hezitojë edhe prej ndërhyrjeve politike me qëllim të çlirimit të institucioneve dhe shoqërisë.
Pra, kemi të bëjmë me insitucione që BDI-ja i ka partizuar, zaptuar ose shtrirë ndikimin e vet prej kohësh, dhe aty veçmë ka ndodh sëmundja, ka hy virusi dhe nëse metoda emergjente është antivirusi, antihelmi, atëherë ai duhet menjëherë të jepet nga ana e VLEN.
Pra, edhe nëse është i të njëjtës natyrë; siç zakonisht është metoda e shërimit nga helmi e virusi; njësoj me antihelm, antivirus.
Pra edhe me ndërhyrje politike direkte nëse paraqitet nevoja. Një gjë që tani më ndodhi nënjëfarë mënyre në Federatën e Futbollit dhe që aspak nuk u prit si ndërhyrje ose cënim i autonomisë, por u perceptua si çlirim dhe shpëtim. Sepse, para se të ceket autonomia ose se ka ndërhyrje politike, duhet konstatuar gjendjen e atij institucioni në fjalë sa është i politizuar, zaptuar i kontrolluar partiakisht ose nën kontroll të klaneve politike. Pra duhet dhënë përgjigjen nga pyetja meselja e moçme e Nasradinit. Nasradin Hoxhës ia kishin thyer dhe grabitë shtëpinë. Ashtu i shkojnë disa miq e shokë për ngushëllim… Pasi çdo vjedhje është fatkeqsi. Dhe fillojnë t’i flasin Nasradinit; njëri i thotë se përveç derës së shtëpisë ai duhet të kishte edhe gardh dhe derë të oborrrit, tjetri i thotë se duhej të kishte lënë dikë në shtëpi dhe të mos e lë atë të zbrazët asnjëherë; edhe i treti se dera duhej të ishte me disa dryna dhe siguri shtesë.
Nasradini i dëgjon krejt këto dhe i pyet; mirë, dakord për krejt çka thoni; po hajduti, a hiç faj nuk pati?!
Nëse shohim krejt historinë tonë aktuale, BDI-ja ekziston qe 22 vjet dhe edhe pasi ajo ishte parti tematike për Marrëveshjen e Ohrit e nuk kishte vizion të vet të plotë, ajo shkoi, vodhi dhe zaptoi edhe institucione të faktorëve tjerë: UT-në që e themeluan komunat shqiptare, BFI-në e “Prosperitetit”, “Ditën e Alfabetit” të PDSH-së dhe Institutin për Trashëgimi që u themelua në po kohën dhe sundimin e PDSH-së.
Deri sa BDI-ja lëshoi pipëza edhe në FFM, gjyqësor dhe insitucione tjera ku mund të themi se ndodhi një zaptim politik total i shoqërisë nga ana e BDI-së. Pra, ata ishin hajduti që ka fajin e parë për partizim, ngulfatje dhe zaptim. Mu siç në barsoletën e njohur i është përgjigjur grabitësi i bankës gjykatësit Zotëri gjykatës thotë ata ja nisën të parët, ata më grabitën sepse unë isha klient i tyre. Po, ka pas dhe ka ende zaptim politik të shoqërisë në pjesën shqiptare e që ende i kontrollon BDI-ja dhe duhet të nisë çlirimi i tyre. Shpejtë dhe menjëherë! Qoftë edhe me ndërhyje politike që të mund të kthehet autonomia atyre insitucioneve dhe të nisë departizimi dhe depolitizimi.
Nëse përqëndrohemi në ndonjë shembull konkret, duhet të cekim shembullin aktual të Institutit për Trashëgimi, që të jemi më të qartë.
Sipas fakteve dhe shembujve që dolën në opinion, ka njëqind e një arsye që menjëherë në mbledhjen e radhës të Këshillit drejtues të këtij insitucioni të shkarkohet drejtori dhe në mbledhjen e radhës të qeverisë ose siç është e paraparë me ligj, të caktohet një ushtrues detyre.
Pra, këtu dhe tani nuk vlejnë muhabete për procedurat e komplikuara e autonomi pasi aty veçmë ka ndodh uzurpimi. Kjo duhet shpejtë pasi nëse shkohet me ngadalë, humbet insitucioni në tërësi dhe u bëhet dëmë edhe krejt atyre tjerëve që punojnë aty e që janë: të vyeshëm, kredibël dhe meritor për të qenë aty në atë institucion. Mu siç ndodhi në Ansamblin e valleve. Në fund doli se ai, ish drejtori pra, vetëm veten e kishte rregulluar me ligj dhe punë kurse krejt tjerët mbetën jashtë.
Rreziku tjetër që paraqitet për përfaqësuesit politikë shqiptarë nëse këto ndodhin me ngadalë dhe vonë është se me dalje në pah të problemeve ato ndryshime mund të ndodhin pa to, pra pa përfshirjen e tyrë në to; shteti vet nëpërmjet institucioneve inspekcioneve t’i bëjë këto çlirime ose ortakët tjerë qeverisës të kenë hise dhe përfshirje pa qenë këto vet aspak pjesmarrës në to.