Koalicioni VLEN, i ka reaguar Arben Taravarit, pasi ky i fundit, deklaroi se dalja në opozitë, nuk është bërë për cështje personale por, se është larguar për shkak dështimit të Qeverisë për të përmbushur premtimet ndaj shqiptarëve.
Nga VLEN, thonë se Arben Taravari vazhdon të flasë me të njëjtat fraza që i përdor sa herë ndërron anë një herë në qeveri, një herë në opozitë por gjithmonë në kërkim të alibisë për vendime që nuk kanë asnjë parim.
“Ai nuk u largua nga qeveria për bindje, por sepse nuk mund të duronte më të ishte pa kontroll. Nuk mund të manipulonte më me punësimet, emërimet, tenderët dhe privilegjet që i garantonin rehati politike.
Sot flet për “dështimin e qeverisë”, por harroi se për më shumë se një vit ishte vetë pjesë e saj. Madje thurte lavde për kryeministrin, lavde që tani mundohet t’i fshijë me gomë.
E thotë se iku për shqiptarët por kur iku, nuk u dëgjua asnjë protestë. Sepse shqiptarët e dinë të vërtetën Taravari nuk largohet për ta, por vetëm kur nuk merr më çfarë kërkon.
Në të vërtetë, u largua për t’u bërë patericë e partisë së nongratave. Sepse kur nuk të ecën më me miqtë dhe shokët që i tradhtove, dhe pasi ke shitur 107 mijë vota të shqiptarëve, përfundon në koshin e atyre që dikur i quaje armiq.
Kur nuk të ecin pazaret, është e lehtë të kujtosh parimet. Por parimet nuk janë valixhe që i hap e i mbyll sipas interesit të ditës.
VLEN do të vazhdojë të punojë për ndryshimin e vërtetë, me njerëz që nuk e shesin votën e shqiptarëve për hesap personal. Nuk na duhen “alternativa të reja” që kanë fytyrën e vjetër të Taravarit njerëz që s’kanë qenë kurrë me qytetarin, por gjithmonë me kalkulimin”, thuhet në reagimin e VLEN-it, ndaj Taravarit.
Data 22.09.2026
Aktuale
- MPB: Policia sekuestron 423 motoçikleta dhe trotinete elektrikë
- Ai nuk është më mes nesh… Momenti i Laurent Krasniqit me nënën po përlot gjithë rrjetin
- “Kontrolli i Ergys Agasit rrezikon edhe vetë NATO-n”/ Kur Berisha denonconte drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni: Agjente e Ramës dhe Vuçiç
- Arabia Saudite dhe Pakistani riafirmojnë angazhimin për të forcuar bashkëpunimin sipas Paktit të Mekës
- Treni përplaset me veturën: Tre të lënduar në aksidentin e rëndë
- Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, rasti unik në botë kur arrestohet Shefi i Shërbimit Sekret
- VLEN: Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet
- Policia deklarohet për rastin ku u sekuestruan mbi 9 kg narkotikë



