Koalicioni VLEN, i ka reaguar Arben Taravarit, pasi ky i fundit, deklaroi se dalja në opozitë, nuk është bërë për cështje personale por, se është larguar për shkak dështimit të Qeverisë për të përmbushur premtimet ndaj shqiptarëve.
Nga VLEN, thonë se Arben Taravari vazhdon të flasë me të njëjtat fraza që i përdor sa herë ndërron anë një herë në qeveri, një herë në opozitë por gjithmonë në kërkim të alibisë për vendime që nuk kanë asnjë parim.
“Ai nuk u largua nga qeveria për bindje, por sepse nuk mund të duronte më të ishte pa kontroll. Nuk mund të manipulonte më me punësimet, emërimet, tenderët dhe privilegjet që i garantonin rehati politike.
Sot flet për “dështimin e qeverisë”, por harroi se për më shumë se një vit ishte vetë pjesë e saj. Madje thurte lavde për kryeministrin, lavde që tani mundohet t’i fshijë me gomë.
E thotë se iku për shqiptarët por kur iku, nuk u dëgjua asnjë protestë. Sepse shqiptarët e dinë të vërtetën Taravari nuk largohet për ta, por vetëm kur nuk merr më çfarë kërkon.
Në të vërtetë, u largua për t’u bërë patericë e partisë së nongratave. Sepse kur nuk të ecën më me miqtë dhe shokët që i tradhtove, dhe pasi ke shitur 107 mijë vota të shqiptarëve, përfundon në koshin e atyre që dikur i quaje armiq.
Kur nuk të ecin pazaret, është e lehtë të kujtosh parimet. Por parimet nuk janë valixhe që i hap e i mbyll sipas interesit të ditës.
VLEN do të vazhdojë të punojë për ndryshimin e vërtetë, me njerëz që nuk e shesin votën e shqiptarëve për hesap personal. Nuk na duhen “alternativa të reja” që kanë fytyrën e vjetër të Taravarit njerëz që s’kanë qenë kurrë me qytetarin, por gjithmonë me kalkulimin”, thuhet në reagimin e VLEN-it, ndaj Taravarit.
Data 29.07.2025
Aktuale
- Të drejtat e jetës dhe politikës: Ambasada gjermane sinjalizon alarm për politizimin e FSK-së në misionin humanitar
- Medreseja “Isa Beu”: Kjo është një ditë historike për arsimin fetar
- Aksident në Lezhë, përplaset një fëmijë 10-vjeç me biçikletë! Dërgohet me urgjencë drejt Traumës
- Angellov: Në vijim është selektimi administrativ i kandidatëve të paraqitur për zjarrfikës
- BIRN: KPA shkarkon nga detyra prokuroren Eranda Laze
- Si Google po revolucionarizon përvojën e blerjes me inteligjencën artificiale?
- Kuvendi miraton Ligjin për Medresenë
- (VIDEO) Sulmi mbi Arsovskën, Lamallari deklarohet se është i pafajshëm