Nga Koalicioni VLEN kanë reaguar pas debatit të shkaktuar për mos përmendjen e emrit kushtetues të vendit, nga ana e presidentes Gordana Siljanovska, gjatë inaugurimit të saj.
Nga ky koalicioni thonë se nuk duhet të hapen plagët e vjetra
“Shprehim shqetësimin tonë për ndikimin e emocioneve të fushatës zgjedhore në racionalitetin e hapave të parë në realpolitikë. Ne i kuptojmë ndjenjat e popullit maqedonas, por nuk ka shans të dytë për një përshtypje të parë për kreun e ri të shtetit. Presidenti i Republikës duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës, sidomos kur bëhet fjalë për një profesoreshë të së Drejtës Kushtetuese.
Maqedonia e Veriut është anëtare fuqiplotë e Aleancës së NATO-s dhe negociatat me BE-në kanë filluar, por ndryshimet kushtetuese na presin përpara për të vazhduar në rrugën evropiane. Ne nuk kemi nevojë për hapjen e plagëve të vjetra. Ndaj është mirë që presidentja e re nënshkroi betimin me emrin kushtetues, që është ende një shenjë se realiteti de facto pranohet prej saj”, thuhet në reagimin e VLEN-it. /SHENJA/
Data 08.04.2026
Aktuale
- Bilete çifti “Megamilioner” i Loterisë Shtetërore: një milion arsye dhe vetëm një mënyrë e çastit për t’u bërë milioner!
- SPAK ‘zbarkon’ në qelinë e Veliajt, kontrolle për aparate telefonike
- Këshilli i Prokurorëve publik miratoi kërkesën e Lençe Ristoskës për ndërprerjen e funksionit prokurore publike në PTHP Shkup
- VIDEO/ Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Skënder Hita takim në SPAK me kryeprokurorin Klodian Braho
- Incident në lokal në Gostivar, arrestohet 41-vjeçarja
- Sekuestrohen rreth rreth 9.460 euro ar në Bogorodicë
- LDM: Protestat kundër gjuhës janë të motivuara politikisht, nevojitet zgjidhje kushtetuese
- Dogana parandalon kontrabandën e arit, sekuestron bizhuteri 9,460 €”


