Koalicioni VLEN i ka reaguar opozitës shqiptare duke thënë se është hipokrite që BDI-ja opozitare të akuzojë shqiptarët për përfaqësim të pamjaftueshëm në shërbimin e sigurisë.
“Gjatë mandatit të Talat Xhaferit si Ministër i Mbrojtjes, ZERO shqiptarë në njësinë e ushtrisë “Ujqërit”. Gjatë mandatit të Talat Xhaferit si kryeministër teknik, një ushtar profesional shqiptar është rrahur brutalisht pasi ka reaguar ndaj garës selektive te “ujqërit”. BDI përmes Bujar Osmanit dhe Artan Grubit në vitin 2019 ka kërkuar nga presidenti i atëhershëm Stevo Pendarovski që ta rishqyrtojë vendimin për emërimin e Erold Musliut për drejtor të Agjencisë për Inteligjencë. Prandaj, kjo klithmë e BDI-së nuk ka të bëjë me përfaqësimin e shqiptarëve në institucione, por sepse Grubi, Bujari, Kreshniku dhe kompania humbën privilegjet e tyre. Koalicioni VLEN ka zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, institucion që sipas programit të Qeverisë pritet të fuzionohet me Agjencinë e Inteligjencës. Pas kësaj reforme, propozimi i koalicionit VLEN për zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare do të jetë zëvendës edhe në shërbimin e integruar të inteligjencës.
Dhe për fund…
Ështe e vërtete, qe Agjencia për zbulim ka pas zëvendësdrejtor shqiptar qe nga viti 2001, por poashtu është e vërtete qe ne vitin 2013 ishit JU qe ndërruat sistematizimin e Agjencisë ku u zhduk posti i zëvendësdrejtorit. Qe nga ai vit shqiptaret nuk kane pasur zëvendësdrejtor, sistematizim që e votuat ju në mbledhje te qeverise, duke mos ditur se çfare keni bë. Posti i zëvendësdrejtorit u rikthye ne vitin 2021, por qe nga ai vit cilin pozite e kishit JU (BDI)? ASNJËRIN! Pozitën e zëvendësdrejtorit te Agjencisë, shqiptar, do e riktheje VLEN!”, thuhet në reagimin e VLEN-it
Data 06.04.2026
Aktuale
- Enver Hoxhaj: “E drejta e studentëve shqiptarë për provimet në shqip është standard i barazisë”
- Marin Mema: Provimet në shqip për studentët shqiptarë në RMV janë të panegociueshme
- Furkan Saliu: Studentët shëndija që mund të zgjojnë këtë popull nga apatia 30 vjeçare
- Kaltrina Bytyqi: Protesta e 6 prillit është jehonë e historisë së shqiptarëve në Maqedoni
- Kim Mehmeti: Të shesësh gjuhën është si të bësh tregti me shpirtin kombëtar!
- U emërua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndahet nga jeta drejtori i Burgut të Durrësit! Edmond Llabani pësoi hemorragji cerebrale tre muaj më parë
- “Bravo studentëve”: Ramadani del hapur në përkrahje të protestës
- Agron Demiri i LSDM-së përkrah protestën e studentëve shqiptar për provimin e jurispodencës në gjuhën shqipe


