Nga koalicioni VLEN i kanë reaguar BDI-së, në lidhje me arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami, më 14 shkurt 2025, në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.
“Po të mos ishte arratisur Artan Grubi nga i njëjti kufi, kjo sot nuk do të ndodhte! Është e turpshme që BDI ende guxon të hapë gojën, kur pikërisht hajdutët e saj janë fajtorët për dëmet ndaj shqiptarëve. Koalicioni VLEN po ndërmerr masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike dhe tashmë ka nisur veprimet në lidhje me arrestimin e Emin Bajramit”, thonë nga VLEN.