Nën drejtimin vizionar dhe me përkushtim të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, Ministria përkatëse po shndërrohet në një shembull të transformimit rrënjësor dhe modernizimit të politikave mjedisore në vend.
Me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe vullnet të qartë politik nga ana e subjektit politik VLEN, po ndërtohet një sistem funksional, tërësor dhe afatgjatë për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor. Ky është një kapitull i ri për vendin tonë, një epokë e re e politikave të gjelbra, që nuk mbeten në letër, por marrin formë konkrete përmes ligjeve, projekteve dhe veprimeve reale.
Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, çdo ditë punohet intensivisht për miratimin dhe zbatimin e ligjeve kyçe që garantojnë zgjidhje afatgjata për ajër dhe ujë të pastër, mbrojtjen e natyrës dhe një sistem modern të menaxhimit të mbetjeve.
Aktualisht në procedurë qeveritare janë:
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mjedis Jetësor (2 herë), tre ligje nga fusha e menaxhimit të mbetjeve.
Në fazën përfundimtare është edhe Ligji për Kontrollin e Emisioneve Industriale, i cili për herë të parë parasheh vendosjen e sensorëve për matjen e cilësisë së ajrit në kohë reale në të gjitha kapacitetet e mëdha industriale që kanë leje të integruar A – një hap konkret dhe historik drejt mbikëqyrjes së ndotësve të mëdhenj.
Në mënyrë paralele, po punohet me intensitet në: Ligjin për Veprim Klimatik, Ligjin për Natyrën, Ndryshimet e Ligjit për Ujërat. Si dhe për herë të parë në vend po hartohet një Ligj i ri për Planifikimin Hapësinor.
Ky angazhim dëshmon përkushtimin e Qeverisë, në veçanti të ministrit Mexhiti dhe subjektit VLEN, për të ndërtuar një qasje sistematike dhe të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit, jo me zgjidhje të përkohshme, por me politika të menduara mirë dhe me ndikim afatgjatë për brezat që vijnë.
VLEN kujdesin ndaj qytetarëve e dëshmon edhe nëpërmjet garantimit të një mjedisi më të pastër!
Data 14.08.2026
Aktuale
- Miratimi i 24 vendimeve në mbledhjen e Qeverisë, a u shkel sërish Kushtetuta?
- Nusja e Ermalit niset për të shkuar në dasmë, e veshur krejt me xixa, po duket si një loçkë e vërtetë – i la nën hije krejt gratë
- 75 ditë revoltë kundër qeverisë, mbyllet protesta para Kryeministrisë. Nesër zbarkon në shesh Diaspora
- Festë e madhe në shtëpinë e Sinan Vllasaliut dhe gruas së tij – nuk do ta besoni se çfarë lajmi të madh morën sot
- (VIDEO) 25 vjet nga Ohri, Ali Ahmeti: “Të arriturat janë të garantuara nga SHBA, BE dhe NATO”
- Ali Ahmeti: “Larg duart nga Marrëveshja e Ohrit, kushdo që tenton ta rrënojë gjuhën shqipe”
- Nivelet historike të ulëta të Danubit paralizojnë reaktorët bërthamorë në Rumani dhe Hungari, mbyllet centrali i Cernavodës
- Miq me benefite/ Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e Ron Yeffet dhe Arjeta Puca



