Nga VLEN thonë se po vazhdojnë të konsolidojë pozitën e tyre, siç shkruajnë, si partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare, duke marrë përkrahje të qartë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një komunikate, VLEN thekson se vizioni i tyre për reforma reale dhe orientimi euro-atlantik po vlerësohen lartë nga miqtë ndërkombëtarë.
“VLEN është alternativa e vetme që garanton bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë strategjikë dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Përfaqësuesit e VLEN, për çdo ditë, po priten nga partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po marrin mbështetje të qartë për vizionin dhe platformën e tyre”, thuhet në kumtesë.