Njeriu që prej vitesh lakmon fronin e Ali Ahmetit, sillet sikur ka rënë nga Marsi, e jo sikur ka qenë pjesë e të gjitha qeverive, duke kaluar nga një resor në tjetrin dhe duke lënë pas vetëm skandale. Bujar Osmani dhe BDI, edhe pas 20 vitesh pushtet absolut, nuk arritën të mësojnë as zanatin e qeverisjes me dinjitet, as kulturën e sjelljes politike në opozitë.
Sot i shohim të kapur në një panik patetik, duke lypur pushtetin sikur të ishte frymëmarrja e tyre e fundit politike.
Në mungesë të çdo ideje apo vizioni, ata vazhdojnë të gënjejnë votuesit e tyre me premtime boshe dhe thirrje të mjerueshme për zgjedhje të parakohshme – vetëm për një qëllim: për të shpëtuar veten, pasuritë e tyre dhe dosjet që çdo ditë po dalin në dritë.
Qytetarët e dinë fort mirë me kë kanë punë:
Me Bujar Osmanin, që shpërndante tenderë për rent-a-car si bakshishe për miqtë dhe rrethin e tij politik. Me Blerim Bexhetin, mjeshtrin e politikës “hidhja – futja”, që bashkë me Danella Arsovskën shndërruan Shkupin në një xhungël. Me të arratisurin Artan Grubi – që u fut në listën e zezë pasi e shpëtoi Sasho Mijallkovin nga burgu, duke hedhur edhe një tjetër njollë turpi mbi nderin e shqiptarëve.
E mendoni vërtet se shqiptarët do t’ju besojnë përsëri?Ku i latë standardet ISO? A i përfunduat?
A morët ndonjë përgjigje nga institucionet evropiane për ato letra që askush s’ua ktheu? Populli e di: ju dini vetëm të gënjeni dhe të vidheni!
Të gjithë e mbajnë mend Dhomën 161 në Kuvend, ku i ashtuquajturi “Front Evropian” – BDI, u përul deri në fund, ofroi katër ministri dhe postin e kryetarit të Kuvendit vetëm për të hyrë në Qeveri me VMRO-DPMNE-në në vend të VLEN-it.
S’është aspak për t’u habitur që sot, kur BDI-ja nuk ka më as pushtet real, as ndikim, përpiqet të ndezë gjakrat me një retorikë të rreme për “poshtërimin” e shqiptarëve – vetëm sepse gjenden në opozitë. Për ta, pushteti ka qenë gjithmonë burim pasurie dhe privilegjesh, kurrë mjet për të ndërtuar të ardhmen e popullit të vet.
Sot, kur dosjet e korrupsionit po u shpërthejnë njëra pas tjetrës, BDI-ja kërkon një “shteg më të shkurtër” përmes krizave artificiale dhe kërcënimeve për bojkot të zgjedhjeve.
Jo për shqiptarët. Jo për të ardhmen. Por për të mbuluar të kaluarën e tyre kriminale.
Ata nuk e kuptojnë se pa reforma programore dhe kadrovike, nuk do të ndiejnë erën e pushtetit për një kohë shumë të gjatë!
Data 27.03.2026
Aktuale
- Paralajmëron ministri izraelit i Mbrojtjes: Do të intensifikojmë sulmet ndaj Iranit për të ndaluar lëshimin e raketave
- Kina: Bisedimet SHBA-Iran mund të shmangin viktima tjera dhe të normalizojnë Ngushticën e Hormuzit
- SHBA-ja dhe Izraeli shënjestrojnë kompanitë më të mëdha të çelikut në Iran në valën e re të sulmeve
- Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron kolaps të mundshëm për shkak të mungesës së personelit
- Reuters: SHBA-të konfirmojnë shkatërrimin e vetëm 1/3 të raketave të Iranit
- Mickoski: Mbetem në qëndrimin për një njësi zgjedhore, ku do të votonte edhe diaspora
- Kim Mehmeti: Të rinjtë shqiptarë si Mevlan Ademi po margjinalizohen nga politika, thirrje për ruajtjen e vlerave të përbashkëta
- Dështon zgjedhja e kreut të Prokurorisë së Lartë Publike, asnjëri nga kandidatët nuk mori vota të mjaftueshme


