Koalicioni VLEN ka denoncuar një shpenzim të dyshimtë financiar në komunën e Gostivarit, duke e cilësuar si një nga abuzimet më të mëdha të parasë publike në vend. Sipas koalicionit, një sallë e Këshillit Komunal, e cila sipas tyre mund të ndërtohej me maksimum 50 mijë euro, është ndërtuar me rreth 750 mijë euro.
Koalicioni VLEN thekson se dokumenti që provon shifrën ekziston dhe është nënshkruar nga kryetari i komunës, Arben Taravari. Në kumtesë thuhet se kjo praktikë përfaqëson luks për pushtetin dhe varfëri për qytetarët, si dhe mungesë të llogaridhënies.
Koalicioni u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit të reagojnë më 11 janar në zgjedhje për të sjellë “ndershmëri dhe një fillim të ri”, duke iu referuar kandidatit Nevzat Bejta.


