Kur BDI dhe satelitët e saj flasin për folklorizëm dhe patriotizëm të rrejshëm, gjithmonë është e vërteta ajo që i godet në fytyrë, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Sipas tyre, e vërteta është një!
“Ramiz Merko, nga listat e zeza amerikane si mik dhe veteran i klikës së BDI-së, ia kujton Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës se korrupsioni ishte shtylla e qeverisjes së tyre 22-vjeçare. Kur Ahmeti flet për vetingun, ia kujtojmë se kuadri i tij shumëvjeçar, Ixhet Memeti, është pikërisht ai që i bëri veting partisë së tij përmes marrëveshjes me prokurorinë abaziane. Kur flet për gjuhën shqipe, ia kujtojmë se “pacienti” i tij, Bujar Osmani, dërgoi tre nenet në
Komisionin e Venecias për të kontestuar gjuhën. Kur flet për takat, ia kujtojmë nënshtirmin që e kishte ndaj Mijallkovit dhe Gruevskit, njëri i liruar nga përgjegjësia, ndërsa tjetri u la I lirë të arratiset.
Për ekonominë, ia kujtojmë “Las Vegasin” që Artan Grubi dhe Përparim Bajrami e krijuan në vendbanimet tona. Por, për dallim nga ata, VLEN rriti pensionet në 100 ditët e saj të qeverisjes, solli investime të huaja, po investon 34.5 milionë euro në ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” dhe siguroi 100 milionë euro për komunat. Këto janë vepra reale që do të përmirësojnë
jetën e qytetarëve tanë. Nëpërmjet kuadrit të saj, VLEN solli freski, shpresë, etikë pune, ndershmëri dhe përkushtim ndaj asaj që u premtua. Me një vullnet të palëkundur, hodhëm themelet e një epoke të re, ku qytetarët janë të parët dhe pritshmëritë e tyre përmbushen me vepra, jo vetëm me fjalë. Ne ecim përpara, së bashku me ju, qytetarët, si kapitali ynë më i madh. Në fund, ia kujtojmë Ali Ahmetit se VLEN-i i fitoi zgjedhjet me 107 mijë vota shqiptare”, qëndron në komunikatën e VLEN-it.
Data 17.07.2025
Aktuale
- Haxhiu: Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me Nismën për tejkalimin e ngërçit institucional
- Vodhën artikuj me vlerë 80 mijë lekë nga një tabakino, dy adoleshentë bien në pranga, ndërsa dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë
- DAP gjobit pothuajse 300 lokale hoteliere pas kontrolleve në objekte tregtare dhe turistike në të gjithë vendin
- Taravari prezanton shtyllën e parë të platformës së re politike
- Ziberi largohet para kohe nga detyra për shkak të daljes në pension si Avokat i Popullit
- Kërkuan ripërsëritjen e votimeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në
- Zjarr në garazhin nëntokësor në Hipodrom, 70 familje në rrugë në mes të natës – Ministria e Brendshme me detaje
- VLEN: Më shumë se 100 klube shqiptare përfitojnë financim nga Qeveria