Çdo ditë e më shumë që BDI po kalon në opozitë po i shtohet paniku nga humbja e thellë që po e pret në zgjedhjet lokale. Ata në mungesë të fakteve kanë humbur edhe kontaktin me realitetin në vend. BDI nuk ka asnjë agjendë politike, më keq se kaq, pasurimin në kurriz të popullit e kanë pasur metodë pune. Organizimin më i madh politik shqiptar – VLEN që shumë shpejt do të jetë uragan si një subjekt i vetëm politik që mbron dinjitetin e shqiptarëve. BDI-së i mungon edhe konsistenca në aktivitetin politik dhe ndërron konceptet politike varësisht motit. Shqiptarët e kanë dhënë fjalën e tyre dhe besimin në ditën e zgjedhjeve. 107 mijë vota do të shumëfishohen në zgjedhjet që po vijnë.
Kur jemi te eksperimentet e BDI-së për dy dekada janë ato që kanë dëmtuar rënd shqiptarët ndër vite çdoherë që u rrezikohej pushteti shqiptarët e pafajshëm i shndërronin në kurban për montim rastesh politike, për defokusim nga aktualiteti politik. Ndër eksperimentet e BDI-së që kanë pasur me veprime barbare kanë qenë dhjetëra raste të montuara politikisht kundër shqiptarëve, siç janë:
• Rasti Sopoti, dhjetëra shqiptar të akuzuar për veprën të cilën nuk e kishin bërë asnjëherë dhe pas 20 vjetëve u shpallën të pafajshëm.
• Rasti Alfa, ku Rexhail Qerimi vdiq në burg, ndërsa Agim Islami vazhdon të mbahet në burg i pafajshëm.
• Rasti Monstra, përsëri një rast i dhimbshëm ku disa shqiptar u akuzuan në mënyrë të padrejtë dhe duke qenë viktima të pushtetit të BDI-së
• Lagja e Trimave, rasti ku u terrorizua një lagje e tërë shqiptare në Kumanovë dhe u burgosën shqiptarë që kanë deklaruar se kanë qenë të manipuluar nga BDI
Këto janë vetëm disa nga veprimet e BDI-së për 20 vjet ku shqiptarët janë bërë viktimë e eksperimenteve keqqeverisjes së BDI-së e cila zgjati shumë. BDI ka keqpërdorur shqiptarët dhe i ka bërë mish për top për të qëndruar në pushtet dhe vendbanimet shqiptare i ka përdorur si të jenë poligone të eksperimenteve anti-shqiptare.
BDI për vitet që ka qeverisur ka arritur të qëndroj në pushtet duke përçarë partitë opozitare dhe duke i thyer ata në forma të ndryshme. Të njëjtën po tenton ta bëjë përsëri edhe me VLEN-in, por kësaj here ka dështuar, sepse shqiptarët janë të vendosur përfundimisht ta dëbojnë këtë parti edhe nga pushteti lokal, ngjashëm, sikurse nga pushteti qendror.
VLEN shpresë e re, ndryshimi ka nis, ne vazhdojmë. BDI bashkë me argatët e tyre në pjesën e errët të historisë!
Data 13.09.2026
Aktuale
- Ministri Shasivari reagon ndaj kritikave: “Mos më atribuoni diçka që nuk e kam thënë”
- Behgjet Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Po na merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffet
- Arbër Ademi i reagon Jeton Shasivarit: Palo-ministri i Drejtësisë, që i thotë vetes shqiptar, barazon viktimën me agresorin
- Egli Tako “trazon” rrjetin me pozat joshëse në ashensor
- Ministri Shasivari me mesazh për Kosovën: Më 16 shtator do të flasë gjykata, jo politika apo emocionet
- 1 i vdekur, 86 të shpëtuar pasi një anije indoneziane me 243 persona u raportua e zhdukur në Detin Java
- Haxhiu zyrtarizon Kurtin si mandatar për forimin e Qeverinë së re
- Në 24 orët e fundit 13 shoferë janë privuar nga liria për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”



