Koalicioni opozitar shqiptarë “VLEN” thonë se fakti që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka filluar të luajë me kartën e vitit 2001 është dëshmi se kjo parti është e vetëdijshme se po i humb zgjedhjet.
“Ai po e vret lavdinë e vjetër me mesazhe emocionale vetëm për të marrë ndonjë votë. E derisa flet temën e qiraxhinjve, na duhet t’ia kujtojmë se vetëm për një javë, nga frika e disfatës, ai u bë qiraxhi i Zejdit të partisë që as vetë nuk ia di emrin, të Arianit Hoxhës, që nuk di as shkurtesën e partisë, Menduh Thaçit si “probatim i Mijallkovit”, Kurto Dudushit si shpëtimtar në Shutkë dhe, së fundi, pritet të gjunjëzohet përpara Ziadin Selës, me të cilin dikur akuzoheshin se kush kë e ka vrarë dhe tradhtuar në besë. Thjesht, Ali Ahmeti u bë qiramarrës i partive”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Megjithatë, sipas tyre, ajo që po del sheshazi është se BDI-ja përfundimisht po e rrëzon mitin se është partner ekskluziv i administratës amerikane.
“Kështu, Menduh Thaçi, Duka i VMRO-së, besnik “deri në vdekje” i Sasho Mijalkovit dhe personi në listën e zezë prej shumë vitesh në SHBA, prej dje është “fytyra e re” e Frontit Evropian të Ali Ahmetit. A ka fund që BDI-ja nuk do ta prekë? Nuk ka ironi më të madhe që ky ekip të deklarojë se po lufton për vlerat europiane dhe kundër interesave ruse në Ballkan, ndërkohë që brenda tij janë tubuar njerëz që nuk kanë të drejtë as të kalojnë përpara Ambasadës Amerikane në Shkup”, thuhet në reagimin e opozitës shqiptare.
Sidoqoftë, ata i falënderojmë që po bëhen bashkë, sepse kështu, sipas tyre, “me një goditje do t’i pensionojmë politikisht të gjithë bashkë, ndërsa pas 8 majit disa mund bëhen dhe fqinjë të Kurto Dudushit në Shutkë. Më 24 prill dhe 8 maj do të marrin një dënim politik që do t’i kthejë në realitet”
Data 18.09.2026
Aktuale
- Ulja e temperaturave nuk i ndali zjarret, 13 vatra në hapësira të hapura gjatë 24 orëve të fundit
- Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar në një gjykatë të tillë
- Zbardhen dy vjedhje në Tetovë, arrestohen dy persona, do të ngrihen kallëzime
- Ahmeti: As gjykatat e Millosheviçit s’do ta kishin dhënë këtë dënim për krerët e UÇK-së
- Tragjedia në Prishtinë: Një person i gjetur pa shenja jete në Bregun e Diellit
- Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesat e PDK-së për vendimet e Kuvendit
- Kuvendi voton me 83 vota pro, Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm
- ESHR: Kontestet e punës i kushtojnë Maqedonisë mbi 64 milionë euro




