BDI është e mërzitur sepse iu dështoi plani për ta shfuqizuar Ligjin për Gjuhët dhe me këtë për ta destabilizuar shtetin.
Plani i Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit, përmes gjykatësve të emëruar prej tyre në Gjykatën Kushtetuese, për ta rrezikuar gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për ta destabilizuar vendin, dështoi para se të merrte hov.
Bujar Osmani, si fillestar në politik dhe pa kredibilitet, nuk po arrin ta fshehë zhgënjimin e tij.
BDI ishte e gatshme ta flijojë gjuhën shqipe vetëm për një qëllim të ulët: Të rikthehet në pushtet me çdo kusht.
Mos u shqetësoni: Gjuha shqipe nuk negociohet! VLEN nuk do ta lejojë asnjë hap prapa në të drejtat e shqiptarëve!
Mashtrimet kanë marrë fund. Për dy dekada, BDI i ka bërë gjërat në mënyrë gjysmake, për sy e faqe, duke hedhur hi syve të opinionit shqiptar dhe duke e përdorur çështjen kombëtare për pazare personale e partiake.
Zgjedhjet e ardhshme lokale nuk janë më thjesht zgjedhje. Ato janë REFERENDUM për gjuhën shqipe, për barazinë e shqiptarëve në këtë shtet dhe për vulosjen përfundimtare të BDI-së si parti Non Grata dhe si “organizatë” e interesave të ngushta personale!
Data 16.09.2026
Aktuale
- “Leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin” – kallëzim penal ndaj Ramiz Merkos dhe dy zyrtarëve të Strugës
- Krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, dënohen në total me 81 vjet burgim
- Rregullat e reja për pajisjet elektronike në doganën e Kosovës
- Vendimi i Hagës/ Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim, 13 për Rexhep Selimin
- Lirimi i ish-krerëve të UÇK-së: Një moment vendimtar për drejtësinë në Kosovë
- KFOR reagon ndaj spekulimeve për avionë ushtarakë në Prishtinë
- LAJMI I FUNDIT/ Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte
- Kualifikohen “bigët”, Arsenal dhe Liverpool në raundin e 4-ët të Carabao Cup



