Koalicioni VLEN dënon ashpër çdo formë kërcënimi dhe gjuhe urrejtjeje ndaj gazetarëve, pavarësisht bindjeve apo kritikave që ata shprehin. Në këtë drejtim, shprehim shqetësim të veçantë për rastin e gazetarit Mefail Ismaili nga portali “ORA24.tv”, i cili së fundmi është bërë shënjestër e komenteve kërcënuese dhe fyerjeve në rrjetet sociale.
Ne mbështesim reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe bëjmë thirrje që organet kompetente të veprojnë ndaj çdo rasti ku liria e shprehjes vihet në rrezik.
VLEN konsideron se mbrojtja e fjalës së lirë është një nga themelet e qeverisjes së mirë dhe e ndërtimit të një shteti demokratik, ku debati zhvillohet me argumente, jo me frikë e dhunë verbale.
Prandaj, bëjmë thirrje që të gjitha institucionet shtetërore, si dhe partitë politike, të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të kontribuojnë për krijimin e ambientit të sigurt për mediat dhe për çdo qytetar që shpreh mendimin e tij lirshëm.
Data 29.01.2026
Aktuale
- “Liridona ishte e mrekullueshme! Nuk kam bërë marrëveshje për vrasjen e gruas”- Naim Murseli rrëfen në gjyq: Betohem për dy fëmijët e mi se s’kam qenë në makinë! Ishim të lumtur
- Gashi: Vendimi për qeverinë teknike ligjërisht i mundur me 61 vota, por më i mirë me konsensus
- Apeli i GJKKO konfirmon dënimet për ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarëve të tjerë, por pezullon ekzekutimet
- Mbi 60 qytetarë u kapën duke hedhur mbeturina pas orës 22.00
- Vazhdon protesta e transportuesve të mallrave, pikat kufitare edhe sot të bllokuara
- Trashësia e borës në Kodrën e Diellit është 34 centimetra
- Sllaveski: Rroga mesatare vitin e kaluar u rrit në mënyrë nominale për 9,2 për qind, nevojitet qasje me përgjegjësi drejt rritjes së rrogave
- Janë konfiskuart mallra me vlerë mbi 1.8 milionë denarë


