Ky është rezultat i një angazhimi serioz të VLEN-it dhe institucioneve përkatëse, duke treguar vëmendje konkrete ndaj nevojave të popullatës shqiptare. Përkushtimi i banorëve u takua me gatishmërinë e shtetit për zgjidhje, ndërsa koordinimi institucional solli rezultat.
VLEN falënderon Komunën e Krushevës për bashkëpunimin korrekt dhe vlerëson lart ndihmën e Avokatit të Shtetit, si dhe të Ministrisë së Arsimit dhe të Transportit, që luajtën një rol kyç në këtë proces.
Ky rast dëshmon se kur shteti vepron me përgjegjësi dhe vullnet politik, zgjidhjet janë të mundshme. Qeveria tregoi qartë se qytetarët janë prioritet dhe do të mbeten të tillë.
Urime banorëve të Nerovës!