Koalicioni VLEN i ka reaguar BDI-së, pasi ata gjatë ditës në një komunikatë për media deklaruan se pas hyrjes së tyre në qeveri shqiptarët u përjashtuan nga NATO.
Nga VLEN thonë se BDI në vend që të punojë për reformimin e saj, merret me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme.
“Asgjë nuk varet më prej tyre, e aq më pak se kush do të udhëtojë në SHBA dhe me kë do të takohet. Nëse do të kishin informacion më kohë nga partneret e tyre strategjikë, nuk do të turpëroheshin kështu. Por, kjo flet për kredibilitetin e tyre për të folur në emër të shqiptarëve. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, si bartës i detyrës më të lartë shtetërore në pushtetin legjislativ, e ka agjendën e tij në Uashington, e cila organizohet që nga dita e zgjedhjes së tij. Neve na vjen keq që BDI-ja ka zgjedhur metoda shumë të gabuara për të krijuar pakënaqësi te shqiptarët. Megjithatë, ne e dimë pse po i trillojnë këto përralla për, gjoja, reduktimin e përfaqësimit të shqiptarëve. Ata përpiqen që kështu t’i fshehin gjurmët e mëkateve të tyre. Por, ata ende ia kanë borxh opinionit përgjigjen se pse i kanë ofruar Mickoskit të hyjmë në qeveri në vend të VLEN-it me katër ministra, pa kryetarin e Kuvendit së bashku me garancinë se zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm do t’i lejojnë kandidatët e tij maqedonas të bëhen kryetarë të komunave të Kërçovës dhe Strugës?!”, thuhet në reagimin e VLEN-it
Data 30.09.2026
Aktuale
- Rritja alarmante e rasteve me fruth në Kosovë: Çfarë duhet të dimë
- Maroku bën histori: një grua në krye të qeverisë për herë të parë
- “Harta e re gjyqësore përkeqësoi situatën”/ BIRN: Gjykatat në Shqipëri, godina të amortizuara dhe të ‘përmbytura’ nga stoku i dosjeve
- “Nga Belinda Balluku tek Mirlinda Karçanaj, Vlora Hyseni e zyrtarë të tjerë…”/ DW: Dosjet VIP të korrupsionit dhe si po e lufton drejtësia
- Raportet Politike në Kosovë: Kushtet e Rëndësishme Mes Presidentit dhe Dhomave të Specializuara
- Moti sot: Periudha me diell dhe temperatura deri në 26 gradë
- Aksidentohet për vdekje 16-vjeçari në Pezë, plagoset shoku i tij
- BE paralajmëron për “dimër të nxehtë” për karburantet! Frikë për rritje të fortë të çmimeve, Brukseli shqyrton masa



