Koalicioni VLEN sot në një konference për shtyp thanë se BDI po e përgatit terrenin për të mos e pranuar humbjen në zgjedhjet lokale.
“BDI non grata tashmë po e përgatit terrenin për të mos e pranuar humbjen në zgjedhjet lokale!
Pangopësia dhe arroganca e kësaj udhëheqësie të korruptuar, që dëshiron të jetë pjesë e pushtetit me çdo kusht, do të përballet me një referendum të fuqishëm kundër saj në zgjedhjet e ardhshme lokale! Shqiptarët nuk harrojnë! Hipokrizia e BDI-së nuk mund të fshihet!
Sipas informacioneve tashmë të ditura, BDI i është ofruar mandatarit të atëhershëm, Hristijan Mickoski, që të bëheshin pjesë e qeverisë në vend të VLEN-it. Oferta që i ka shkuar Mickoskit përmes ndërmjetësuesve përfshinte katër ministri pa pozitën e kryetarit të Kuvendit, si dhe marrëveshje bashkëpunimi për komunat e Kërçovës dhe Strugës në zgjedhjet lokale”, akuzojnë nga VLEN.
Data 23.07.2026
Aktuale
- Policia iu hodhi ujë dhe spraj me piper, protestuesit nuk tërhiqen dhe afrohen sërish para Parlamentit
- Revoltë para Parlamentit, protestuesit përplasen me policinë. Forcat e rendit hedhin ujë me presion dhe spraj djegës (VIDEO)
- Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” pritet deri 15 minuta për dalje nga vendi
- Kur do t’i thotë Ronaldo lamtumirë Portugalisë? Fundi është tashmë shumë afër, dihet data
- Kaos në Pejë nga mbeturinat, bëhet thirrje për ndërhyrje urgjente
- VLEN: A po del uji i Gostivarit si kanalizimi i Zajazit?!
- Luvri rihap galerinë pas vjedhjes së bizhuterive
- Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Sot seanca e fundit plenare, protestuesit “rrethojnë” Kuvendin: Nuk na përfaqëson Parlamenti i krimit!



