Koalicioni VLEN ka akuzuar BDI-në se siç thotë për 20 vjet pushtet ka përdorur shqiptaret për vota.
Vlen thotë se do të zgjidhë padrejtësitë ndaj shqiptarëve që janë lënë pezull pa moszgjidhur statusin e tyre për marrëdhënie pune, shkruan Alsat.
“Kjo është një plagë e dhimbshme që BDI e ka lënë trashëgimi për gjithë shqiptarët. Kjo është plagë e manipulimit me bukën e gojës të shqiptarëve. BDI ka manipuluar me mbijetesën e shqiptarëve. I tillë ishte edhe rasti i fundit i 21 të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, ku BDI në kundërshtim me ligjin i ka manipuluar këta shqiptarë duke iu dhënë kontrata në vepër pa pëlqimin e Ministrisë së Financave. Si drejtues, kemi për detyrë të sigurojmë ligjshmërinë dhe transparencën në menaxhimin e fondeve publike dhe të parandalojmë çdo parregullsi që mund të dëmtojë buxhetin publik. Ndërprerja e këtyre kontratave është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur buxhetin dhe për të përmbushur obligimet ligjore”, reagojnë nga VLEN. / Alsat.mk