Për më shumë se 20 vite në pushtet, BDI i ka lënë në harresë të plotë njësitë zjarrfikëse në komunat tona, duke i ekspozuar zjarrfikësit shqiptarë pa kushte minimale për punë, pa pajisje adekuate dhe pa asnjë plan për mbrojtjen nga zjarret. Ata kanë udhëhequr me Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe me drejtorë që nuk kanë pasur as vizion dhe as përgjegjësi për këtë sektor jetik.
Sot, Qeveria që drejtohet nga VLEN po e ndryshon këtë realitet! Është miratuar masa e re “Punët Publike për Mbrojtje dhe Parandalimin nga Zjarri”, e cila për herë të parë krijon bazë për një sistem të qëndrueshëm dhe funksional për mbrojtjen nga zjarret në vendin tonë.
Me këtë program inovativ, do të angazhohen 400 persona, të cilët do të ndihmojnë në krijimin e brezave mbrojtës kundër zjarreve dhe në realizimin e aktiviteteve të tjera parandaluese, në 14 komuna me njësi territoriale zjarrfikëse.
Këto janë disa nga masat parandaluese përmes të cilave Qeveria VLEN po angazhohet të zvogëlojë dhe kufizojë dëmet që, për fat të keq, qytetarët i kanë përjetuar çdo vit.
Ky është një hap i madh përpara, nga politika reaktive dhe propagandistike që ndoqi BDI, drejt një qasjeje proaktive, të përgjegjshme dhe efikase, që njëkohësisht jep efekte sociale dhe mjedisore. Për herë të parë, mbrojtja nga zjarri po shihet si prioritet shtetëror, dhe jo si temë sezonale për konferenca shtypi.
VLEN nuk bën premtime boshe, VLEN vepron! Po ndërtojmë institucione funksionale, po krijojmë vende pune me dinjitet, dhe po i japim fund dekadave të neglizhencës ndaj sektorëve kyç për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Data 09.07.2025
Aktuale
- Policia e Lipjanit njofton për kërcënime serioze në rrjete sociale
- Ishte në gjendje të dehur, 28-vjeçari belg humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga
- Angellov: Faktori njeri është shkaktar për një pjesë të zjarreve
- Fillon ndërtimi i interkonektorit me Greqinë, do të ndërtohet nga kompania kumanovare “Rapid billd”
- Një qytetare grabitet në mes të ditës në Prishtinë – persona të panjohur e ndalojnë me veturë dhe nën kërcënimin e armës ia marrin paratë
- Dyshohet se u mor peng dhe u ekzekutua, ja kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
- Dikush e harron armën në banjon e Aeroportit, e gjen pastruesja
- QMK: Është shuar zjarri në rajonin e Bllacës, po intervenohet në vatra tjera