Nga koalicioni VLEN, kanë reaguar ndaj BDI-së për ndotjen e ajrit. Sipas tyre, pikërisht BDI për 20 vitet e shkatërroi sistemin.
Ata thonë se BDI, e cila dy dekada me radhë i helmonte qytetarët me korrupsion, sot paska gjetur guxim të flasë për ajrin e Shkupit.
“Hipokrizia nuk ka kufij. Po ku ishit kur Shkupi çdo vit dilte në listat e qyteteve më të ndotura në botë me disa ministra tuaj të Ambientit Jetësor?
Ku ishit kur qytetarët protestonin për ajër të pastër dhe kundër deponive të egra, ndërsa ju bënit matematikë se kush sa përqind do të marrë nga tenderët?
Sa i përket “interesave personale” që i përmend BDI, ju, me gjithë klikën tuaj të kriminalizuar, në 20 vite pushtet për pak sa nuk u futët në Librin e Guinessit për korrupsion dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore.
Deponitë krijoheshin ndërsa ju blinit qendra tregtare, biznese nafte dhe fotovoltaikë.
Deponitë rreth Shkupit, në Tetovë, në Kërçovë e në Strugë janë trashëgimi nga koha e BDI-së.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e udhëhequr nga Izet Mexhiti, reagoi menjëherë, të koordinuar dhe së bashku me të gjitha organet dhe institucionet kompetente, përfshirë edhe shërbimet e zjarrfikësve.
Situata tashmë është nën kontroll dhe qytetarët informohen me kohë.
Djegia e deponive, qoftë në “Drisla”, në Shuto Orizarë apo në Trubarevë, në prag të zgjedhjeve e hap temën për përpjekjet për destabilizim, për të cilat kemi paralajmëruar edhe më parë.
Qytetarët e dinë mirë kush është përgjegjës për këtë gjendje dhe më 19 tetor do të japin përgjigjen e merituar”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 07.02.2026
Aktuale
- (VIDEO) Sekuestrohen edhe 20 tonë marihuanë në Strumicë, gjithsej mbi 40 tonë
- (VIDEO) VMRO pa nënkryetarë, LSDM thotë se Mickoski po bëhet si Vuçiqi
- (VIDEO) LSDM: Pse po heshtin institucionet për afërsinë e kryeministrit me Simen!?
- Riaktualizohet debati për provimin e gjuhës shqipe në RMV, reagim enigmatik nga ambasadori Meidani
- Nafie Selmani: Atë që pushtetarët e VLEN-it nuk guxuan, nuk deshën ose nuk ditën ta bëjnë dje, e bëri ambasadori Denion Meidani
- Gjorgjievski: Shkupi po merr pamje të re, po punohet intensivisht në udhëkryqin te “Momin Potok” dhe “Lubjanska”
- Kostadinovski nënshkroi Protokoll për bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese Supreme të Egjiptit
- Almer Toska: Nga denoncimi i 5 miliardë eurove te vota që shpëton pushtetin: hipokrizia me emrin Sonila Bejtja


