Nga koalicioni VLEN, në një komunikatë për media, kanë thënë se BDI/AKI nuk e kanë kuptuar dënimin e votuesve në zgjedhjet lokale.
“VLEN fitoi 10 komuna dhe ua mbylli derën mashtrimeve, PR-truqeve dhe propagandës që për vite i mbante gjallë. Por në vend që të reflektojnë, ata tani po përpiqen ta shesin dështimin si “reformë”.
Provuan t’i lexojnë zgjedhjet lokale si parlamentare. Nuk kaloi. Tani, të njëjtët njerëz që u mbytën duke gënjyer me “referendumin”, po dalin sërish si “të rilindur”. Blerim Bexheti shpallet “reformë”, ndërsa Bujar Osmani flet për “rikalibrim” sikur shqiptarët të kenë harruar kush ishin ata që e kthyen shtetin në pronë të një klike. Kjo nuk është reformë është grimi politik i një partie të vdekur.
BDI/AKI janë kapitulli që shqiptarët e mbyllën me votë. Mund të ndërrojnë fjalët, por jo fatin. Populli ua mori oksigjenin politik dhe as “rikalibrimi”, as “analizat” nuk mund t’ua kthejnë më jetën. Epoka e tyre u ka sosur. VLEN është e ardhmja që shqiptarët tashmë e kanë zgjedhur”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 28.12.2025
Aktuale
- Rezultatet preliminare të zgjedhjeve 2025: LVV në epërsi, numërimi vazhdon
- LIVE – Rezultatet zyrtare nga KQZ
- VIDEOLAJM/ “Poshtë qeveria!”- Tre ditë pa ujë, qytetarët protestojnë në Teatrin ‘Petro Marko’! Prishin shfaqjen e Bashkisë së Vlorës
- Shpohen gomat e 32 veturave në një parking në Shkup
- Limani takim me banorët e Ravenit! “Dialog, bashkëpunim dhe vizion për të ardhmen”
- Gara për Gostivarin, Bejta qeverisja e kaluar e shkatrroi qytetin
- Qumësht për foshnja me bakter në treg! Institucionet tërheqin serinë problematike të Aptamil 1
- KQZ nis numërimin e votave, këto janë rezultatet e para


