Reagim nga VLEN:
Bujar Osmani i njohur me rastin Pacienti lavdërohet e krekoset që BDI e ka sjellë ligjin për masa restriktive për ata që janë në listë të zezë. Por, harroi të cek se pikërisht ishin ata që kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, propozuan dhe miratuan ndryshime në ligjin për masa restriktive. Ishte pikërisht BDI, ajo e cila ndryshoi ligjin ku u ndalohej të merrnin pozita udhëheqëse personave të cilat janë në listën e zezë të SHBA-ve apo Britanisë së Madhe.
Artan Grubi shërbëtor i Gruvskit dhe Mijallkovit, Bujar Osmani i akuzuar në rastin pacienti, që të dy bashkërisht në shërbim të anti-shqiptarëve klasik. Njëri i arratisur e tjetri i dalldisur për pushtet qajnë e vajtojnë tani që populli i dërgoi në opozitë.
VLEN i bën të ditur Osmanit dhe BDI-së se qytetarët e kanë kuptuar të vërtetën dhe nuk bien prej e mashtrimeve që i hedhin ato në opinion. BDI ka mbetur në mëshirë të fatit dhe vetëm reformat e thella e shpëtojnë nga rrënimi dhe dalja nga humnera e krimit në të cilën është zhytur. BDI duhet ta pranoj të faktin dhe të vërtetën se tani ajo është në opozitë dhe nuk mund të diktoj dhe kurdis tenderë për miqtë e tyre.