VLEN serish sot ka akuzuar kandidatin e BDI-së për Çairin Bujar Osmanin, për punë të paligjshme derisa ka udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë në periudhën 2008-2011. “Në karrierën e tij politike, Bujar Osmani gjithmonë është kujdesur vetëm për pozicionin dhe avancimin e tij personal, por kurrë për interesat e qytetarëve. Nuk jemi të vetmit që e pohojmë këtë, kjo konfirmohet edhe nga institucionet zyrtare të shtetit siç është Enti Shtetëror i Revizionit i cili ka përgatitur disa raporte negative për punën e tij. Vlen kujton se raporti konstatonte përdorim të paligjshëm të automjeteve zyrtare, servisim i automjeteve pa prova, punësime të paligjshme përmes agjencive, angazhim të personave për projekte pa u parashikuar në Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës si dhe shpërblime të dyshimta për anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se shpenzime të tilla të paligjshme, janë bërë pa kontroll, pa përgjegjësi dhe pa bazë ligjore. Çairi nuk është një komunë që duhet të jetë strehë për punën e paligjshme të Bujar Osmanit deri sa BDI-ja e tij është opozitë, thuhet në reagimin e VLEN-it. /Alsat.mk
Data 14.02.2026
Aktuale
- Mevlan Ademi falënderon Shqipërinë dhe bën thirrje për mbështetje të gjerë ndaj nismës studentore për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
- Sefer Tahiri: Mirënjohje për ambasadorin Meidani për angazhimin rreth provimit në shqip
- Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup
- Aliu: Besojmë thellë se VLEN do të jetë një parti politike
- VLEN-i me dy kryetarë, Kasami dhe Mexhiti “shtrëngojnë” duart!
- Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe
- Mickoski në takim me Koshtan: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar ndaj rrugës evropiane
- Jurisprudenca, Frçkovski kundër Fillkovit, krah studentëve shqiptar!


