Koalicioni VLEN me hapa konkretë për përmirësimin e sistemit shëndetësor, veçanërisht punësimin e 300 specializantëve privatë nga grupi i parë, mes të cilëve më të përfaqësuar janë gjinekologët dhe kardiologët. Ky proces tashmë ka filluar në 20 institucione shëndetësore publike që kanë përfunduar sistematizimet e reja dhe janë gati për të pranuar këta profesionistë.
Gjithashtu, vetëm në institucionet shëndetësore të Shkupit do të punësohen rreth 30 gjinekologë specializantë, duke ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Në sektorin e shëndetësisë, janë të planifikuara gjithsej 1.800 vende të reja pune, përfshirë 1.180 infermierë me shkollë të mesme dhe 300 specializantë në fillim të vitit, ndërsa po aq të tjerë pritet të punësohen në fund të vitit.
Koalicioni VLEN mbështet fuqimisht çdo iniciativë që synon përmirësimin e kushteve në sektorin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve profesionale, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm drejt një shëndetësie më efikase dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët.
Data 13.04.2026
Aktuale
- LSDM: Mirëpresim deklaratat e Magyarit, koha për drejtësi ndaj Gruevskit
- “Jeni ambasadorët tanë më të mirë, investoni në Shqipëri” – Bajram Begaj: Diaspora nuk shihet më vetëm si burim remitancash, por si partner zhvillimi
- Samiti IV i Diasporës, Lorik Cana dekorohet me “Urdhrin e Skënderbeut”: Jemi munduar të ngremë nderin dhe krenarinë e shqiptarëve
- Peter Magyar paralajmëron Gruevskin, Zhigrov dhe Romanovski: Hungaria nuk do të jetë më strehë për politikanë të dënuar
- Mevlan Ademi nga Tirana: Është gjuha jonë, nuk ka kompromis për të drejtat tona
- Mucunski uron Peter Magyar-in, pret vazhdim të bashkëpunimit dypalësh
- (VIDEO) Humbja e Orbanit përplas LSDM-në dhe VMRO-në
- Rritja e rasteve të HIV-AIDS në Kosovë: Një alarm për vetëdijen shëndetësore


