Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për mediet pas vizitës së zhvilluar në Klinikën Infektive, deklaroi se do e bëjë vaksinën ndaj COVID-19 kur ajo të jetë e disponueshëm për gjithë qytetarët.
Osmani shprehet se prioritet duhet të jenë punëtorët e sistemit shëndetësor, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
“Natyrisht që do ta marrë vaksinën kurdo që ajo të jetë për të gjithë por prioritet e kemi vaksinimin e punëtorëve shëndetësore, të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike”, u shpreh ndër të tjera Osmani.
Ne jemi njoftuar që institucionet e drejtësisë janë duke e hetuar rastin, kjo është shkelje flagrante e marrëveshjeve në Bruksel, kjo tregon se Serbia është vetëm nënshkruese por kurrë zbatuese e marrëveshjeve. Përderisa mungon një bashkërendim i tillë mes intitucioneve, natyrisht se Serbia shfrytëzon një vakum të tillë për destabilizim të situatës”, u shpreh Osmani.