LSDM-ja sot u bëri thirrje institucioneve shtetërore që të mos mendojnë të shkaktojnë presione siç është duke u përpjekur për t’i bërë Nikola Gruevski.
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov tha se Nikolla Gruevski dhe qeveria kriminale tashmë janë e kaluar.
“Shumica e qytetarëve të Maqedonisë kanë zgjedhur ndryshimin. Vjen Qeveria e re e përgjegjshme për qytetarët e Maqedonisë. Do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që punuan kundër interesave të qytetarëve, ose ishin bashkëfajtorë të regjimit në aktivitete të paligjshme dhe joprofesionale”, tha Shilegov..