Vjen lajmi i madh nga shteti mik i shqiptarëve: Gjermania përkrah masat e qeverisë kosovare për reciprocitetin!

Vjen lajmi i madh nga shteti mik i shqiptarëve: Gjermania përkrah masat e qeverisë kosovare për reciprocitetin!

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, pas takimit të sotëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përkrah vendimet e Qeverisë së Kosovës për për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse dhe shtyrjen e zbatimit të tyre për datën 1 shtator në koordinim me SHBA-në dhe BE-në.Rohde ka thënë se vendimet e Qeverisë së Kosovës janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

“Pata kënaqësinë që takova sot presidenten e Republikën Kosovës Vjosa Osmani ku diskutuam për zhvillimet aktuale dhe për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse për datën 1 shtator në koordinim me SHBA-në dhe BE-në. Theksova se vendimet janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar ambasadori gjerman.Ndërsa, presidentja Osmani, ka thënë se në takim ambasadorin gjerman ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon.
Siç njofton Presidenca, Osmani ka theksuar se në raport me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është gjithnjë e gatshme që të ndërmarrë hapa, të cilët kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit.

Poashtu, Presidentja Osmani ka potencuar se është me rëndësi t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar se nuk do të tolerohet retorika e saj nxitëse dhe veprimet e saj të dhunshme nëpërmjet strukturave ilegale në veri të Kosovë.Serbët lokalë më 31 korrik vendosën në rrugë kamionë dhe mjete të tjera të rënda për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Pas kësaj, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura, ndërkaq në mesnatë u lëshuan dokumentet e para për hyrje-dalje.