Në periudhën ndërmjet datës 9 dhe 12 të këtij muaji, autorët e panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e 52-vjeçarit me inicialet A.S., e locuar në rrugën “Momir Andonovski” në Gostivar.
Sipas SPB së Tetovës, autorët e grabitjes kanë shfrytëzuar mungesën e pronarit dhe përmes derës së pasiguruar të ballkonit, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë dy televizorë dhe një laptop, të cilët kanë qenë në dhomën e ndenjës dhe në dhomën e gjumit dhe pa u vërejtur janë larguar nga shtëpija duke përvetësuar pasuri të paligjshme që kap vlerëm prej 150 mijë denarësh. Pas inspektimit ligjor, policia po punon për të zbuluar autorët dhe për të sqaruar të gjitha detajet që lidhen me këtë vjedhje.