51 vjeçari H.Z. nga fshati Dobrosht i Tetovës, i cili punon përkohësisht jashtë vendit (Danimarkë) dje ka raportuar se në mes orës 18 dhe 23, derisa në shtëpinë e tij nuk kishte njeri, persona të panjohur kanë kryer vjedhje, njofton SPB-Tetovë.
Duke hyrë përmes derës së gjysmë të hapur të ballkonit, kanë kontrolluar dy valixhet në dhomë e ndenjes, në të nuk kanë gjetur asgjë dhe pastaj në xhaketën e tij në dhomën tjetër kanë gjetur rreth 7200 euro.
Me paratë e konfiskuara, pa u vënë re nga askush, janë larguar nga shtëpia.
Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi i plotë dhe punohet për sqarimin e vjedhjes dhe për zbulimin e autorëve.