Një vjedhje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një shtëpi në Bogovinë të Tetovës, prej nga ose hajnat janë larguar me “pre” në vlerë 2.250.000 denarë, njoftoi policia.
Një apo më shumë persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e XH.I. 56 vjeçar dhe pas bastisjes kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 36.000 euro.
Sipas policisë, hajduti ka hyrë në shtëpi, ndërsa e bija- XH.I. ka qenë në banjo dhe pas kërkimit të tre dhomave të gjumit kanë arritur të vjedhin stolitë e arit.
Policia ka ndërmarrë masa për të gjetur kryesit.