Çdo periudhë e Vitit të Ri sjell magji dhe gëzim të veçantë, sot ne patëm nderin ta ndajmë këtë gëzim me fëmijët nga Fshati i Fëmijëve SOS.
Kujdesi që u kushtojmë fëmijëve nën kujdesin tonë është i vazhdueshëm dhe i sinqertë dhe përmes vizitës sonë arritëm të sjellim një ndjenjë vëmendjeje në zemrat e tyre.
Me shumë dashuri u dhuruam paketa Krishtlindjesh dhe buzëqeshjet e fëmijëve ishin dhurata më e mirë që mund të merrnim. Ato buzëqeshje na treguan se sa e rëndësishme është të jemi pranë tyre, jo vetëm në festa, por çdo ditë, me gjithë zemër.
Vizita e sotme ishte një konfirmim se mbështetja dhe vëmendja jonë do të thotë shumë për këta njerëz të vegjël por të guximshëm. Me çdo dhuratë dhe çdo moment që kemi ndarë së bashku, ne e dimë se kemi kontribuar për t’u sjellë atyre shpresën për të ardhmen.
Kryetari i komunës, Boban Stefkovski, të gjithë fëmijëve të fshatit SOS për fëmijë, ua ka uruar vitin e ri! Viti i Ri u sjelltë atyre shumë dashuri, lumturi, vëmendje, gëzim dhe momente të bukura.