Javën e ardhshme pritet të shtohen presioni ndërkombëtarë për zgjidhjen e krizës në Maqedoni. Zbritja e komisionarit evropian për zgjerimin Jahnes Han ditën e martë në Shkup nga analistët shihet si përpjekje shtesë të Brukselit për të ndihmuar në funksionalizimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Malinka Ristevska vlerëson se Bashkimi Evropian është i vendosur që të mos lejojë eskalimin e situatës dhe kjo gjë shihet përmes porosive të qarta për zgjidhjen e krizës sa më parë me qëllim që të shmanget detabilizimi i vendit, konfliktet ndëretnike.
Porosia që do të vjen nga Han do të duhet të jetë një porosi mjaftë e fuqishme për VMRO-në, krahasuar me disa porositë e kaluara. Besoj se ky është qëllimi kryesor, pra që të ndikojë që të mos destabilizohet më tutje gjendja e krijuara në vend, veçanërisht mos të krijohen konflikte ndëretnike dhe të këtë ndikim më të gjerë në rajon –deklaroi analistja Malinska Ristevska.
Profesori Bekim Kadriu vlerëson se vizita e komisionarit evropian Han në Shkup nuk është e rastësishme por e koordinuar me shumë aktivitete që pritet të ndodhin gjatë kësaj dite. Kadriu, shton se kjo vizitë ka për qëllim debllokimin e krizës së krijuar tashmë disa muaj me radhë.
Mendoj që edhe nisma tani në Kuvendin e Maqedonisë për vazhdimin e mbledhjes konstitutive edhe takimi që është caktuar pikërisht për ditën e martë mendoj që nuk është e rastësishme. Po ashtu e dimë të gjithë se edhe presidenti i shtetit e anuloi vizitën e tij të paralajmëruar që duhej ti bëhej Australisë nëse nuk gaboj. D.m.th të gjitha këto veprime brenda në shtet edhe aktivitetet e ndërkombëtarëve dhe vizita e tyre në Republikën e Maqedonisë ditën e martë mendoj që kanë pikërisht këtë qëllim të debllokohet procesi, të debllokohet vazhdimi i themelimit të institucioneve në Republikën e Maqedonisë, vazhdimi i mbledhjes konstitutive, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe përfundimisht edhe zgjedhja e Qeverisë se Republikës së Maqedonisë – u shpreh analisti Bekim Kadriu.
Të martën, bashkë me komisionarin evropian Johanes Han në Shkup do të zbresin edhe eurodeputetët Flekenshtajn, Kukan dhe Vajgëll.
Melihate Rustemi