Në Athinë më shumë se 4.000 forca policie do të mobilizohen në operacionet e sigurisë për vizitën e presidentit turk Recep Tayipp Erdogan, që fillon të enjten.
Shqetësimet për sigurinë e Erdoganit, janë rritur edhe më shumë pas arrestimit në Athinë të nëntë shtetasve turq, javën e kaluar, që dyshohet se po përgatisnin atentate me rastin e kësaj vizite. Në Athinë kanë mbërritur ndërkaq pjesëtarë të gardës personale të presidentit Erdogan që bashkë me kolegët grekë po planifikojnë masat e sigurisë.
Erdogan do të jetë pas 65 vjetësh, presidenti i parë turk që viziton Greqinë. Por ai ka bërë disa vizita më herët, si kryeministër.