Në këtë ditë të ngrohtë korriku, Manastiri i Shenjtë i Bigorskit pati nderin të presë Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Shkëlqesinë e Tij z. Denion Meidani. Ambasadori zhvilloi një takim miqësor dhe të ngrohtë me jerondin e vëllazërisë monastike, Ipeshkvin e Antanisë, z. Partenij, me të cilin biseduan për marrëdhëniet e deritanishme të mira të Manastirit me komunitetin shqiptar dhe me R. e Shqipërisë, si dhe për mundësitë e thellimit të tyre në të ardhmen.
Takimi u zhvillua në një atmosferë respekti të ndërsjellë, mirëkuptimi dhe miqësie të sinqertë, me theks në rëndësinë që ka Orthodoksia për lidhjen shpirtërore dhe kulturore midis dy popujve fqinj. U shpreh shpresa e përbashkët se drita e vlerave shpirtërore dhe morale, të cilat i kultivon tradita monastike, do të vazhdojë të jetë një urë bashkëpunimi dhe fqinjësie të mirë.