Sot me 22 Nëntor, shënojmë 114 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Aty ku u vendosën themelet e alfabetit të gjuhës shqipe dhe shënoi fillimin e një epoke të re për kombin tonë.
Shoqata Kulturore Vizioni M ua uron këtë ditë madhështore, dhe ju fton të bashkangjiteni në aktivitetet e organizuara për shënimin e Javës së Nëntorit.
Ndërkohë, sot ka filluar shënimi i Javës së Nëntorit nën moton “Nëntori i Vizioneve” me zbukurimin e Çarshisë së Shkupit me flamuj Kombëtar.
“Nëntori i Vizioneve” – programi i aktiviteteve.