Trajneri i Portos, Vítor Bruno ka folur për mediat në prag të ndeshjes së sotme kundër Manchester United në Europa League.
Tekniku vlerëson kundërshtarin, pavarësisht momentit jo të mirë që po kalon, por thekson se Porto luan vetëm për fitore në “Dragao”.
“Nuk luajmë për barazime në shtëpi. Ne luajmë vetëm për të fituar. Kjo është një çështje themelore.
Ne ecim gjithmonë përpara, me një dëshirë të fortë për të fituar. United është në vendin e 13-të, por në fund do të shohim se ku do të përfundojë.
Janë skuadër e fortë, me lojtarë të nivelit të lartë.
Ata mund të mos kalojnë kohët më të mira, por do të shkaktojnë probleme.
Duhet t’i qasemi lojës me personalitetin e duhur. Në këtë shtëpi, ne mund të mendojmë vetëm për të fituar”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Portos.