Në Tetovë filloi viti i ri shkollor. Këtë vit rreth 1000 nxënës janë regjistruar në shkollat fillore, ndërsa rreth 1350 në shkollat e mesme. Sektori i arsimit pret që numrat të rriten, shkaku se ekziston edhe një afat për regjistrim. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit nuk është ulur numri i nxënësve.
“Sa iu përket shkollave fillore, trendi i regjistrimit është po i njëjti në krahasim me vitin e kaluar shkollor. Këtë vit kemi 940 nxënës të regjistruar në fillore dhe po ashtu numër i njëjtë është i regjistrimeve edhe në shkollat e mesme. Në shkollat fillore numri i të regjistruarve është 778 nxënës shqiptar, 144 maqedonas dhe 15 nxënës turq”, deklaroi Nazmi Dauti, sektori për arsim komuna e Tetovës.
Kreu i Tetovës, Bilall Kasami vitin akademik e uroi në gjimnazin “7 Marsi”.
“Kjo është mënyra më e mirë për të nisur vitin shkollor në shkollën e mesme “7 Marsi”, me promovimin e kësaj salle që nga sot do jetë në shërbim të nxënësve të kësaj shkolle. Fjala është për një investim që është realizuar me buxhet të komunës dhe që arrin rreth 350 000 euro dhe sot përfundimisht u kompletuan punët ndërtimore dhe salla do jetë në shërbim të nxënësve”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Autoritet lokale për sektorin e arsimit kanë informuar se të gjithë nxënësit do të furnizohen me libra në kohë dhe nuk do të ketë mungesë të teksteve për asnjë lëndë. /Alsat.mk