Gati një vit pas pushtimit masiv të Ukrainës nga Rusia, narrativat e propagandës ruse kanë ndryshuar vazhdimisht, ashtu si qëllimet e deklaruara të luftës kanë ndryshuar nga “reagimi ndaj zgjerimit të NATO-s” dhe “denazifikimi i Ukrainës” në “parandalimin e Luftës së Tretë Botërore” dhe ” mbrojtjen e popullit rus nga koalicioni anti-rus”.
Lufta e informacionit e Rusisë i bën thirrje të paarsyeshmes: frikës, panikut dhe zhgënjimit. Në plan të parë ishin idetë ruse të “forcës”, “madhështisë”, “pamposhtshmërisë” dhe mesianizmit, të cilat u përdorën për të bindur komunitetin global (dhe vetë rusët) se fitorja e Rusisë ishte i vetmi rezultat i mundshëm i luftës ruso-ukrainase. Këtu është një listë e narrativave kryesore të dezinformatave të përdorura nga Kremlini në një përpjekje për të justifikuar dhe nxitur luftën./Lajmi i plotë.