Visar Kamberi nga Gostivari i cili aktualisht është ushtar profesionist pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), së shpejti pritet të avancohet akoma, kjo për shkak të rezultateve që ka arritur së fundmi në Universitetin e Shtipit “Goce Dellçev” në djetimin për Akademi Ushtarake, njofton FLAKA.
Lista pleriminare e kandidatëve të paraqitur në konkursin për regjistrim të dëgjuesve të aftësimit profesional dhe avancim në sferën e aviacionit, atë e nxjërr ndër kandidatët më mirë të ranguar dhe të vetmin shqiptar.
Në të gjitha fushat e vlerësimit ai ka marrë pikë maksimale, dhe ka qenë një ndër konkurrentët e denjë edhe karshi kolegëve maqedonas.
Ky rangim Kamberit do t’i mundësoj që një ditë ta shohim edhe në aviacionin e ARM-së, ndoshta edhe si pilot.